Myrto Uzuni po bën historinë te Granada. Sulmuesi kuqezi vazhdon që të shkëlqejë me golat dhe performancën e tij në fushë. Ai ka fituar zemrat e tifozëve të skuadrës spanjolle!

Por për futbollistin e kombëtares shqiptare të futbollit ka qenë surprizë kur ka takuar Santin, një tifoz special, i cili kishte përshkuar 11609 kilometra vetëm për të parë skuadrën spanjolle si edhe idhullin e tij, Myrto Uzunin.

Dhe mbrëmja u bë edhe më speciale, kur lojtari 29 vjeçar doli jashtë stadiumit për të takuar djaloshin, i cili banon në Tukuman të Argjentinës.

Myrto UzuniNga vjen, nga Argjentina?

SantiNga Argjentina, Tukuman!

Myrto UzuniShumë faleminderit që ke ardhur! Të pëlqen Granada?

SantiMë mrekullon Granada! Kjo është një ëndërr Myrto!

Myrto UzuniPaske fanellën? Shumë mirë, do ta firmos!

Në fund nuk mungoi edhe fotografia mes fansit argjentinas dhe lojtarit kuqezi.

Por surprizat nuk mbaruan për Santin dhe babanë e tij Alfonson. Ata shkelën fushën e stadiumit “Los Karmenes”, duke përjetuar emocione të mëdha. Me origjinë nga Granada, Alfonso dhe familja e tij prej 12 vitesh janë zhvendosur në Argjentinë.

Klan News