Çeshtja e mbarimit të varreve ende mbetet pezull. Ndërsa toka e mbetur zvogëlohet përditë, nuk po duken ende paratë për të hapur varre të reja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Albert Brojka tregon se ka përfunduar studimi për parcelën e re. Tani priten paratë për të hapur rreth 3 hektarë varre në kodër.

Brojka shpjegon gjithashtu se ish Ministri i Punëve Publike Arben Demeti, ia ka nisur qeverisë vendimin përkatës. Tani ai duhet të bëhet vendim nga Këshilli i Ministrave. Pas miratimit vendimi duhet të kalojë në Ministrinë e Punëve Publike. Nga ministria në bashki. Pra, ka shumë të ngjarë që edhe kjo punë të mbarojë nga vjeshta ku varrmihësit thonë se nuk punohet dot nga shirat./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti