Lajme Arkiva 2003
Ylli Pango: Jo përgjithësisht njerëzit kanë qenë anonim, telefonatat kanë qenë anonime dhe nuk kam armiq personal. gjithmonë kam pasur kërcënime telefonata. Madje në rastin e fundit, para një muaji është njoftuar dhe policia jo nga unë. Unë nuk kam dashur të implikoj policinë është njoftuar nga njerëz të afërm edhe policia.
Por varianti i dhënë nga vetë Pango në lidhje me një sulm për shkak të pozicionimit të tij publik duket se nuk është marrë si i qenë nga organi i akuzës. Shpërthimi i granatës në garazhin e shtëpisë së Ylli Pangos ka të bëjë me arsye personale dhe jo me detyrat dhe rëndësinë e tij publike. Këtë pistë hetimi kanë bërë të ditur burime nga prokuroria sapo kanë marrë në dorë dosjen me materialet e para operative të mbledhura menjëherë pas ngjarjes.
Ndërkohë ekspertiza ka arritur në konkluzionin se granata e dorës që ka shpërthyer ka qenë e vendosur në një nga tubat e shkarkimit të ujit në hyrje të garazhit. Siguresa e saj ka qenë e lidhur me qepenin e hyrjes nëpërmjet një filli prej najloni në mënyrë të tillë që hapja e qepenit të shkaktonte shpërthim të granatës.
Ky mekanizëm sipas policisë të bën të mendosh se granata fare mirë mund të kishte shërbyer si sistem sigurie i vendosur nga vetë Pango, pasi disa javë më parë dikush kishte arritur të vidhte mjetin e tij. Gjithsesi policia po kryen hetime plotësuese teksa priten dëshmitë e zotit Pango pas shërimit për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Gjatë orëve të fundit dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale nuk ka pritur shumë vizitor duke deklaruar gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë presidenti i republikës Alfred Moisiu, ka anuluar gjatë orëve të mbrëmjes një vizitë të lajmëruar te këshilltari i tij Pango në Spitalin Ushtarak. Pasi u morrin të gjitha masat e sigurisë nga forcat e gardës si dhe shërbimet e rrethit të cilat izoluan zonën përreth spitalit duke ndaluar hyrjen e çdolloj mjeti apo qytetari për më shumë se dy orë u prit ardhja e presidentit, për të cilën më pas u bë e ditur se u anulua pa u bërë të ditura arsyet e mosrealizimit të vizitës./tvklan.al