Tensionohet situate në rripin e Gazës ndërsa sulmet izraelite kanë hyrë tashmë në ditën e shtatë, Hamasi u ka bërë thirrje palestinezëve që të organizojnë një ditë zemërate në shenjë proteste ndaj vrasjeve dhe shkatërrimit. Burimet spitalore thonë se si pasojë e sulmeve ajrore të këtyre ditëve numri i viktimave ka kaluar 400 ndërsa ai i plagosurve ka arritur në 2180.
Gjatë bombardimeve të së enjtes u vra një lider i Hamasit5 bashkë me 4 gratë e tij dhe e disa prej fëmijëve. Ndërkaq në pritje të protestave Izraeli ka përforcuar edhe masat e sigurisë, forcat e armatosura janë në krye të detyrës në Jerusalemin lindor ndërsa në bregun perëndimor është kufizuar ndjeshëm lëvizja e palestinezëve.
Megjithatë autoritetet izraelite po lejojnë evakuimin e qindra të huajve në pik kalimin kufitar të Erezit. Telavivi nuk pranon asnjëlloj armëpushimi me Hamasin dhe thotë se fushata e provokuar nga palestinezët po shkon sipas planit. Trupat dhe tanket izraelite vazhdojnë të jenë të përqendruara në kufi./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle