Presidenti la të kuptohet të mërkurën se pa Gjykatën Kushtetuese funksionale nuk ka firmosje të marrëveshjes për kufirin detare me Greqinë. Por ministri i Jashtëm duket se nuk e ndan të njëjtin shqetësimin për inegzistencën e gjykatës më të lartë ne vend. Të paktën jo në këtë moment kur thotë se negociatat ende vazhdojnë dhe s’ka një marrëveshje në letër.
Ditmir Bushati:
Duhet të ishte e pamatur nga ana ime që të bëja konsiderata në lidhje me mosmarrëveshje të ndryshme që mund të kemi me presidentin. Nuk mund të bëjmë dasmë në rast se nuk kemi çifitin”.
Bushati nuk ndan të njëjtin mendim me kreun e shtetit që ato që i cilësoi si mosmarrëveshje me ministrin e Jashtëm i bëri të ditura në një intervistë televizive për Zërin e Amerikës dhe jo në rrugë institucionale.
Ditmir Bushati:
“ Unë kam komunikim institucion me kreun e shtetit dhe se kuptoj pse presidenti kësaj herë ndryshoj po kush jam unë të gjykoj të parin e shtetit. Unë jam thjeshtë një ministër”.
Qeveria ka qenë hermetike në lidhje me ecurinë e negociatave për marrëveshjen dhe rezultatet e arritura. Ndërsa ministri i jashtëm grek Niko Kotciaz deklaroi në mesin e Shtatorit se marrëveshja është bllokuar si pasojë e mungesës së dakortësise mes presidentit dhe qeverisë shqiptare.
Tv Klan