E njohur si lagja e Treshit, në njësinë Nr.11 në kryeqytetit i është nënshtruar rehabilitimit të plotë nga Bashkia e Tiranës. Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se pas përfundimit të punëve në qendër të kryeqytetit, ka ardhur koha që edhe cepi më fundor i Tiranës të ketë të njëjtat investime.

“Fakti që jemi duke punuar në të gjithë Tiranën, nga lagjja e fundit e “Freskut” te lagjja e fundit e “Treshit”, në lagjen e fundit të “Kombinatit” dhe lagjet periferike të zonave rurale, do të thotë se jemi shtrirë cep më cep. Lagjet ku po investojmë më shumë tani janë lagjet, të cilat janë kryesisht në zonat kufitare ose zonat e ish-komunave”.

Veliaj theksoi se kjo zonë në njësinë Nr.11 do të prekë edhe urbanizimin me kushtet si në Tiranë, ndërsa kërkoi mobilizim për të përfunduar punën para Vitit të Ri.  

“Më në fund nuk kemi vetëm legalizim, kemi edhe urbanizim. Tani mund të themi që vërtet jetojmë në Tiranë, ku i kemi të dyja këto, edhe letrat e shtëpisë, edhe kushtet si në Tiranë. Ju jam shumë mirënjohës! Nëse do shfrytëzojmë maksimalisht ditët e festave, që ta kryejmë këtë për Vitin e Ri, kur thonë tironsit ‘që të na gjejë Viti i Ri, me rrugë të reja, me energji të reja’, do ishte e jashtëzakonshme”.

Rikualifikimi i zonës ka përfshirë edhe ndriçimin LED në çdo rrugë të saj.

Tv Klan