Sipas kreut të KQZ Ilirjan Celibashi, procesi i votimit të diasporës nuk është në rrezik. Në një komunikim për mediat, ai rreshtoi të gjitha afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, që nga dorëzimi i listave të kandidatëve nga partitë politike, koha për fletën e votimit, ajo që i nevojitet shërbimit postar për ta dorëzuar këtë fletë në adresën jashtë vendit, e më pas kthimi i saj sërish në KQZ.

Vetëm procesi vajtje-ardhje i fletës tek shqiptarët e diasporës kërkon 40 ditë, ndërkohë që partitë politike i dorëzojnë emrat me kandidatët për deputet 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Nga ana e institucionit që drejton ai garanton se do të bëjë atë që i takon me ligj.

“100% do ia dalim të ndërtojmë platformën e regjistrimit…”

Pjesa tjetër e ndryshimit të afateve që janë të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i takon partive.

Ndërsa për votimin dhe numërimin ekektronik ende nuk ka një vendim përfundimtar për qarkun. Sa kohë që PD, partia më e madhe në opozitë ka shprehur rezerva për saktësinë e këtij procesi, Celibashi thotë se do t’i japin të gjitha provat kësaj force se përputhshmëria e votës është e garantuar.

Vetëm për votimin dhe numërimin elektronik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve parashikon një buxhet prej 18.2 mln Eurosh, ndërsa kosto postare për dërgimin e fletës së votimit është 450 Lekë.

Tv Klan