Kryebashkiaku Erion Veliaj në takimin me poetin Tomas Venclova tha se Tirana ka pësuar një transformim rrënjësor në dallim nga periudha kur vetë poeti lituanez e vizitoi për herë të parë.
“Dikush që e njeh Shqipërinë shumë mirë dhe ka ardhur ndër vite, jam shumë i lumtur sot që e gjen Tiranën jo vetëm të madhe dhe të pastër, por edhe një vend që është hapur ndaj botës. Nga vendi më i rrethuar, më i izoluar, kemi 10 milionë turistë e ndoshta më shumë këtë vit.”
Vetë poeti lituanez u shpreh i befasuar për ndryshimet që ka pësuar Tirana.
“Tirana nuk njihet. Kujtoj vizitën asokohe, në Tiranën e viteve ’90, ishte diçka komplet ndryshe. Këtë ndërtesë e kujtoj, kujtoj Xhaminë, sheshin “Skënderbej”, por duket që ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm, që nga koha e atëhershme”
Tomas Venclova konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të Europës Lindore të shekullit të 20-të. Për jetën e tij në ambientet e ish-kinema “Agimi” po shfaqet një dokumentar rreth 100 minuta.
Tv Klan