Gjykata e Posaçme e Apelit e shtyu për më datë 25 Qershor vendimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Në të njëjtën ditë do të jepet vendimi i formës së prerë dhe për të pandehurin tjetër Pandeli Kokaveshi. Në seancën e zhvilluar këtë të premte, vetë Beleri kërkoi pafajësi duke u shprehur se e ka ndërgjegjen e pastër duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për arrestimin e tij.
Po ashtu kryebashkiaku i zgjedhur, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka, kërkesë kjo që do shqyrtohet po nga Gjykata e Apelit. Në shkallën e parë, Beleri është dënuar me 2 vite burg, ndërsa Pandeli Kokaveshi me 4 vite s hërbim prove.
Tv Klan