Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë e vendimin e parashikuar për sot për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj. Kjo e fundit ka dorëzuar të tjera dokumente për të justifikuar pasurinë e saj, duke bërë që KPK të kërkojë kohë për t’i shqyrtuar.

 Në seancën dëgjimore të 23 Prillit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit doli në përfundimin se gjyqtarja Xhoxhaj nuk ka bërë deklarim të saktë të të ardhurave të saj për të justifikuar një sipërfaqe trualli në Gjirin e Lalzit dhe një apartament 101 metra katrorë në Tiranë. Për këtë apartament në kreyqytet, Xhoxhaj tha radhën e kaluar se e ka blerë bashkëjetuesi i saj dhe e ka futur në pronësi.

Tashmë për këto prona të patundshme, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese dorëzoi sot dokumentacion të ri në lidhje me pasurinë e saj. Këto prova duhet të analizohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe vendimi për gjyqtaren Xhoxhaj është parashikuar të jepet më datë 3 Maj.

/tvklan.al