Një video që tregon momenteve të fundit të jetës së wrestler -it rus Yuri Vlasko, janë publikuar në internet.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fund të muajit Korrik, në republikën ruse të Buryatia.
Në video tregohet momenti kur një prej autorëve e godet me thikë Vlaskon, i cili mban veshur një kostum të kuq, teksa ndodhet mes një grupi meshkujsh në breg të liqenit Baikal.
Në momentin që sportisti bie përtokë, një person i dytë e godet atë në pjesën e pasme të kokës me një shufër hekuri.
Personat në fjalë, të dy me precendentë kriminalë, vijojnë ta godasin Vlasko derisa ai nuk lëviz më.
Autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë janë arrestuar dhe përballen me burgim të përjetshëm.
Në fund të Korrikut, pas një turnamenti të zhvilluar në kryeqytetin e Buryatia, Ulan – Ude, Vlasko dhe miqtë e tij kishin shkuar për të vizituar Liqenin Baikal, ku ndodhi dhe konflikti.
Vlasko kishte marrë dy herë titullin kampion në Europë në wrestling për të rinjtë, në stilin e lirë, ndërsa fitoi edhe medalje ari në turneun e tij të fundit në Ulan – Ude.
Ai u varros të hënën në fshatin e Osa, ku dhe kishte lindur./tvklan.al