Një statujë e Jezu Krishtit është filmuar teksa lëviz kokën gjatë një kortezhi katolik, duke bërë që shumë të besojnë se është një shenjë nga Zoti.
Megjithatë të tjerë kundërshtojnë, duke u shprehur se pamjet e filmuara në Saltillo të Meksikës, janë të montuara ose një iluzion optik.
Koka e Jezusit mund të dallohet teksa ngrihet lart dhe sytë shfaqen të hapur.
Sipas të përditshmes “DailyMail”, videoja është realizuar vitin e shkuar, por është bërë virale kohët e fundit pasi u postua në YouTube.
Lëvizja e statujës mund të ketë ardhur si pasojë e erës apo ndërhyrje nga dora e njeriut, megjithatë pamjet mbeten ende mister.
Besimtarët e mbështesin idenë e tyre në faktin se edhe në kohët moderne mrekullitë janë pranuar, të tilla si shërimi nga sëmundja e Parkinson e Marie Simon – Pierre.
Më herët gjatë kësaj jave, një burrë nga Jalisco, Meksikë, deklaroi se statuja e Virgjëreshës Mari që kishte në shtëpi loton gjak prej 4 muajsh./tvklan.al