Lajme Arkiva 2003

Ndër komisariatet e para që kanë kaluar me gatishmëri të plotë menjëherë pas atentatit të komisar Gani Malushit, ka qenë ai i Krujës që ka organizuar postblloqe në të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit postbllok kontrolli është vendosur edhe në rrugën nacionale Fushë Krujë- Vorë në pikën që lidhet me aeroportin e Rinasit.

Ndërkohë rreth orës 18:00 në familjen Ndreu që ndodhet në qytetin e Fushë Krujës ka arritur trupi i viktimës. Në familjen e Gjovalin Ndreut ka pllakosur zia. Asnjë prej familjarëve nuk pranon të komandojë rreth atentatit, ndërsa policia ka dhënë pasdite edhe emra të dy personave që dyshohet se janë autorë të atentatit.

Ata janë dy vëllezërit Agim dhe Nikolin Pepa. Operacioni për kapjen e autorit është shpërndarë në një sipërfaqe mjaft të gjerë. Pas vrasjes Agim Pepa është larguar në drejtim të Spitallës ndërsa forca të shumta policie janë vënë në vdekje por pa arritur ta kapin.

Ndërkohë mësohet se ai ka kaluar në zonat e ish-kënetës dhe është parë në zonat e Kodrës së Arapajt dhe Maskurisë. Për këtë forca policie janë drejtuar nga Golemi për të bërë mbylljen e rrethimit.

Deri më tani ende nuk konfirmohet kapja e tij. Policia ka mundur të gjejë të braktisur një autoveturë të tipit “Mercedes Benz” që mendohet se autori e kishte marrë me forcë në vendngjarje për tu larguar./tvklan.al