Në Dubai u dhanë çmimet e më të mirëve të vitit 2024 nga “Globe Soccer”. Vinicius Junior fitoi çmimin e lojtarit më të mirë, duke mposhtur konkurrencën e Cristiano Ronaldo dhe Jude Bellingham.

Braziliani i Real Madrid, u zgjodh gjithashtu edhe si sulmuesi më i mirë i vitit. Ccmimi për talentin e vitit shkoi për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Real Madrid u zgjodh klubi më i mirë i vitit, ndërsa Carlo Ancelotti mori vlerësimin si trajneri më i mirë. Florentino Perez mori çmimin si presidenti i vitit.

Cristiano Ronaldo, pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite, u vlerësua me çmimin si lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme. /tvklan.al