Arabia Saudite i ka vënë sytë nga Vinicius që prej një viti dhe tashmë po planifikon një ofertë joshëse për merkaton e verës së ardhshme, një përpjekje marramendëse për të thyer të gjitha rekordet në mënyrë që të bindë brazilianin të bashkohet me Ligën Saudite.
Në Arabi e dinë se një sfidë e tillë kërkon shifra që nuk janë parë kurrë më parë në botën e futbollit dhe janë të gatshëm të vënë bast të madh.
Mediat spanjolle raportojnë se arabët po përgatisin një ofertë transferimi nga, e cila Real Madrid do të përfitonte më shumë se 300 milionë Euro.
Nëse realizohet blerja, shuma, do të tejkalonte gjerësisht rekordin aktual për një transferim, i cili mbahet nga PSG që pagoi 222 milionë Eurot e klauzolës së lirimit të Neymar për ta marrë atë nga Barcelona.
1 miliard Euro neto do t’i premtohen Vinicius për pesë vjet, pra 200 milionë në sezon.
Futbollisti deri tani ka thënë se është i lumtur në Madrid dhe dëshiron të qëndrojë, por një shumë e tillë është padyshim një propozim që mund ti ndryshojë mendjen edhe atyre me bindjen më të fortë.
Tv Klan