Sot në “Talk Love Story” i ftuar ka qenë aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj në rolin e opinionistit. Nga ‘Klanifornia’ në ‘Love Story’ ai ka komentuar se si e ka parë takimin e parë të Kristit me konkurrenten e re, Marinela.

Visjan Ukcenaj: Dukej që ishte shumë provokative, kishte dëshirë të shkonte direkt në ‘thelat e muhabetit’ ta themi në gjuhë popullore. Nuk e di tamam synimin e saj. Po ishte shumë provokative për një takim të parë. Sa filloi dy fjalitë e para…

Kristi: Në fakt më pëlqen ai ekstremiteti, ajo tërheqja që kishte…

Visjan Ukcenaj: Ty të pëlqen se ti ke ardhur vetëm për seks, nuk ke ardhur për dashuri. /tvklan.al