Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e turizmit ka detyruar shumë biznese që të punësojnë shtetas të huaj. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Vlorë, ku të huajt vijnë kryesisht nga vende aziatike dhe afrikane.
“Tashmë u bënë 4 muaj që jam këtu, vij nga Miamari, për shkak të situatës konfliktuale të luftërave shumë njerëz atje kanë lëvzur në shtete të tjera. Unë erdha në Shqipëri, në Vlorë si shumë miq të mi, fillova të punoj në kuzhinë, do të qëndroj këtu afatgjatë.”
“Jam nga Miamar, kam 3 muaj që punoj këtu. Turizmi këtu është shumë i zhvilluar, çdo ditë e më shumë vijnë dhe na vizitojnë turistë.”
Në Shqipëri, të huajt thonë se ndihen të mirëpritur, ndërsa të punuarit në një vend bregdetar për ta ka avantazhet e veta.
“Vlora është shumë e bukur për të punuar dhe për të jetuar, sepse pasi përfundojmë punën, kemi kohë të shijojmë pak detin dhe peisazhet këtu.”
“Kushtet e punës janë shumë të mira, u them të gjithë bashkëmoshatarëve të mi, të jenë të duruar të provojnë gjëra të reja dhe do të jenë shumë të lumtur.”
Punësimi i të huajve jo vetëm që ndihmon në mbushjen e boshllëqeve të fuqisë punëtore, por gjithashtu po sjell diversitet në sektorin e turizmit.
Tv Klan