Janë shpallur në kërkim dy persona në Vlorë. Mësohet se ata pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, kanë braktisur automjetin tip “Skoda” me të cilin po transportonin 5 indianë.
“Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë shpalli në kërkim shtetasit Sh. H., 32 vjeç, banues në Durrës, dhe S. D., 64 vjeç, banues në Maminas, Durrës, pasi në Potam, Himarë, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar dhe më pas kanë braktisur automjetin tip “Skoda” me të cilin transportonin në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës, 5 shtetas nga India. Punohet për kapjen e tyre”, thotë Policia në njoftimin zyrtar.
/tvklan.al