Policia britanike arrestoi një 26-vjeçar si të dyshuar kryesor për vrasjen e bashkëshortes dhe dy vajzave të komentatorit të famshëm sportiv të BBC-së, John Hunt.
Kyle Clifford u gjet i plagosur me plagë, të cilat dyshohet se ia kishte shkaktuar vetes në një lagje në periferinë veriore të Londrës, jo shumë larg vendit ku vrau 2 motrat Hannah dhe Louise Hunt, 28 dhe 25 vjeçe si dhe bashkëshorten e gazetarit, Carol Hunt 61 vjeç.
Dyshohet se për krimin, veç armëve të zakonshme, autori ka përdorur për arsye ende të paqarta edhe një hark me shigjetë, një armë që përdorej që në lashtësi që mund të shkaktojë edhe vuajtje para vdekjes. Kjo pasi viktimave iu gjetën në trup, edhe plagë më të mëdha se ato që shkaktohen nga fishekët e armëve.
Shkaqet e krimit janë ende të paqarta dhe janë nën hetim, por dyshime ka se autori njihej me viktimat. Krimi i pazakontë ka shokuar opinionin publik në Britaninë e Madhe.
Tv Klan