Plagoset shoku i tij

Një ngjarje e  rëndë ka ndodhur në Athinë mbrëmjen e kësaj të marte. Një shqiptar, pronar i një pike karburanti është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Atentati është kryer pikërisht në biznesin që zotëronte shqiptari. Siç raportojnë mediat greke, nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një shqiptar tjetër.. Protothema thotë se i plagosuri ishte bashkëpronar me viktimën në pikën e karburantit. Ai ndodhet në spital.

Identitetet e shqiptarëve nuk janë bërë ende publike. Të panjohur mbeten edhe autorët e kësaj ngjarje të rëndë. Disa minuta pas ngjarjes, autoritetet janë njoftuar për një mjet tip BMW që po digjej.

Dyshohet se ky është mjeti me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.  Ende nuk dihen arsyet e këtij atentati, ndërkohë që mësohet se po vijojnë hetimet. /tvklan.al