Kate Middelton dhe William janë jashtëzakonisht të prekur nga mesazhet e shumta mbështetëse që kanë marrë nga publiku pas lajmit të sëmundjes së kancerit.
Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i Pallatit Mbretëror ndërsa mediat e huaja thonë gjithashtu se çifti i njohur është mirënjohës që publiku ka respektuar kërkesën e tyre për privatësi në këto momente të vështira të tyre.
Që pas lajmit qytetarë të shumë britanikë u mblodhën jashtë Pallatit Mbretëror dhe pranë shtëpisë së Kate dhe familjes së saj si shenjë mbështetje për ta.
Javët e fundit kanë qenë të vështira për çiftin mbretëror, fëmijët dhe ekipin rreth tyre, të cilët janë përpjekur të shuajnë thashethemet e shumta, një detyrë në fakt që rezultoi e pamundur.
Video-mesazhi i Kate Middelton i dha fund javë të tëra spekulimesh dhe teorish konspirative në mediat sociale rreth vendndodhjes së saj, sepse 42-veccarja nuk kishte marrë pjesë në angazhimet zyrtare që nga Dhjetori i kaluar.
Klan News