Teksa ndodhemi në javën e 12-të të spektaklit Love Story në TV Klan, Xhesi dhe Redona kanë kaluar momente të këndshme me njëra-tjetrën duke u argëtuar.
Veç të tjerash vajzat janë intervistuar për programin “Daily Love Story”, ku kanë treguar si e mendojnë ato familjen e tyre të ardhshme dhe sa fëmijë dëshirojnë të kenë.
Më tej Xhesi ka treguar edhe diçka që asaj nuk i pëlqen tek Saimiri.
Çfarë familje do të donit në të ardhmen?
Xhesi: Unë jam rritur me një motër dhe mami donte vetëm dy fëmijë. Unë do preferoja më shumë, gjithmonë nëse është mundësia sepse ndonjëherë është më mirë të kesh një që ta rrisësh mirë.
Por në rast se do kem mundësi do doja tre ose katër fëmijë që të kenë edhe ata njëri-tjetrin.
Redona: Në mendjen time dua të kem shumë fëmije, por nuk mund të them sepse nuk i dihet si vijnë gjërat. Për mua gocë, çun, çfarë të jetë është e rëndësishme të jetë mirë
Çfarë s’të pëlqen tek Saimiri?
Xhesi: E kam thënë pak a shumë. Ndonjëherë më duket sikur nuk është shumë i ngrohtë me mua. Ndoshta këtë do doja ta kishte ndryshe.
Mendoj se është për shkak se edhe unë jam natyrë e ngurtë dhe nuk i’a lejoj atë hapësirën, por këtë do të doja të ndryshoja. Pavarësisht se kohët e fundit kemi bërë përparime.
Redona: Do bëj sfidën sepse do i’a them vetë Saimirit. S’kam pse i’a them Xhesit./tvklan.al