Yjet e serialit të njohur “Only Murders in the Building” kaluan në tapetin e kuq në Los Anxhelos për premierën e filmit.
Suksesi i filmit ka qenë i madh dhe është nominuar këtë vit në ceremoninë e çmimeve Emmy.
Megjithatë Selena Gomez nuk është shumë optimiste se do të mund të rrëmbejë ndonjë çmim.
“Nuk mendoj se do të fitojmë, por jam shumë e nderuar”, u shpreh para gazetarëve këngëtarja dhe aktorja e njohur.
Në këtë serial së bashku me Selena Gomez luajnë Martin Short dhe Steve Martin të cilët janë të dy të nominuar për aktorët kryesorë në një serial komedi në çmimet Emmy të këtij viti.
Sezoni i katërt i “Only Murders in the Building” do të shfaqet premierë më 27 Gusht.
Klan News