Selena Gomez i është bashkuar emrave të tjerë të muzikës si Rihanna dhe Taylor Swift që kanë arritur një pasuri marramendëse dhe kanë fituar statusin e miliarderes.
Aktorja dhe këngëtarja 32-vjeçare ka grumbulluar një pasuri me vlerë 1.3 miliardë dollarë. Sipas “Bloomberg” të ardhurat e saj më të mëdha vijnë kryesisht nga kompania e saj e kozmetikës “Rare Beauty”, të cilën ajo e themeloi pesë vjet më parë.
Krahas të ardhurave të saj nga “Rare”, e cila renditet krahas kompanive të tjera të rëndësishme në kozmetikë, pjesa tjetër e vlerës së saj rrjedh nga paratë e bëra nga shitjet e albumeve, tureve, por edhe roleve të saj në filma.
Vetëm nga seriali i saj në Hulu, “Only Murders in the Building” ajo fitoi rreth 6 milionë dollarë për sezon.
Selena Gomez është personi i tretë më i ndjekur në Instagram, duke i mundësuar asaj bashkëpunime më brende ndërkombëtare si “Louis Vuitton”, “Coach” dhe “Puma”.
Klan News