Ashley Tisdale është bërë nënë për herë të dytë.
Ylli i “High School Musical” dhe bashkëshorti i saj, Christopher French ndanë foton e parë të vajzës së tyre përmes një postimi në Instagram. Çifti dhe vajza e tyre 3-vjeçare, Jupiter mbanin dorën e anëtares më të re në familje.
“Të tre ne jemi të fiksuar pas teje. 6 shtator 2024”, shkroi ajo duke vendosur edhe ikonën e një tërfili me katër fletë. Në diçiturë, Tisdale zbuloi se emri i vajzës është Emerson Clover French.
Aktorja e dha lajmin e shtatzënisë në muajin mars. Ajo postoi disa foto duke treguar barkun e rrumbullakosur ndërsa pozonte nën një pemë limoni.
Tisdale dhe French u martuan në shtator të vitit 2014 dhe u bënë prindër për herë të parë në mars 2021./tvklan.al