Shqipëria ka tashmë një database të saktë të të gjithë monumenteve të kulturës.

Lajmin e konfirmoi mbrëmë në emisionin “Opinion” Ministri i Kulturës, Ylli Pango.

Ylli Pango: “Në vendin tonë ka ndodhur herë pas here, herë pas here edhe grabitje, edhe jo për shkak të mungesës së kujdesit, por dhe për shkak të ndryshimeve, dhe për shkak të trancizioneve, por ne kemi një diçka shumë të mirë tani. Nuk e di a e keni parë në media këto ditët e fundit. E gjithë pasuria jonë kulturore, tashmë kulturore më në fund është inventarizuar. E keni online”.

Ky database është i vendosur onlinë në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës dhe mund të përdoret nga të gjithë të interesuarit.

Krist Andoni: “Ky database është krijuar me punën shumëvjeçare të njerëzve, të cilët janë në fushën e mbrojtjes dhe restaurimi i monumenteve të kulturës. Ky database përfshin gjithçka që ka lidhje me trashëgiminë tonë kulturore”.

Sipas drejtorit Andoni ky database përditësohet herë pas here më të dhëna të hollësishme për parqet arkeologjike, muzetë apo galeritë me një shtrirje gjeografike nga jugu në veri, duke përfshirë të gjitha qendrat kulturore në vend si Gjirokastrën, Durrësin, Butrintin, Tiranë e të tjerë./tvklan.al