Policia e Shkodrës ka zbardhur shkakun e zjarrit që ra në treg pasditen e së premtes.

Sipas policisë, zjarri u shkaktua nga dy fëmijë 9-vjeçarë të cilët kanë qenë duke luajtur pranë treguar dhe ka rezultuar që të kenë shkaktuar zjarrin.

“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.

Nga zjarri masiv pasditen e së premtes, u shkrumbua gjithçka, duke djegur 80 njësi tregtare dhe 5 shtëpi banimi. Ndërkohë tregtarët kërkojnë ndihmën e shtetit që t’i ndihmojë për të dalë nga kjo situatë.

/tvklan.al