“Ty unë vazhdoj të të dua më shumë e më thellë. Bile ngaqë të dua shumë kam filluar të bëhem xheloz…”
Ky është vetëm një pasazh nga dhjetëra letra të shkëmbyera mes poetit të shquar Dritëro Agollit, drejtuar dashurisë së tij, bashkëshortes Sadije Agolli.
Në një tjetër poeti shkruan: Para se të nisem për Korçë po të shkruaj dy radhë. Jam i mbushur me mall për ty.
Kaq të përkushtuar, të dashuruar i mban mend gjyshërit e tij, Emil Agolli.
Ky apartament që dikur ka qenë shtëpia e tij, e tani është kthyer në muze, i sjell shumë kujtime.
Letërkëmbimet origjinale i janë vënë në dispozicion “Shtëpisë Muze Dritëro” nga familja Agolli, duke e rrëfyer poetin në një rrafsh më personal.
Ekspozita “Letra Dashurie” do të qëndrojë e hapur për publikun gjatë gjithë muajit Shkurt, i njohur si muaji i dashurisë.
Tv Klan