Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në këto shtëpi të fshatit Grabjan të rrethit të Lushnjes, pronë e shtetasit Halim Skuka, gjatë një aksioni të policisë së rendit dhe të asaj kriminale janë arrestuar shtetasit Gjergji Cukali dhe Ledio Lito.

Personat në fjalë janë strehuar këtu katër ditë pas strehimit të një pengmarrje e cila ndodhi në Tiranë, ku u arrestua bashkëpunëtori i tyre Ilir Kodumi, tek shkonte për të marrë paratë e koduara prej pengut. Midis të arrestuarve ndodhej dhe djali i shtetasit Halim Skukaj, i quajtur Eduard Skukaj i martuar, i cili kishte 10 ditë që ishte kthyer nga Italia.

Ky person u arrestua pasi ndihmoi në strehimin e dy të kërkuarve. Po ashtu gjatë kontrollit u gjetën dhe armët me të cilat u realizua marrja peng, dy pistoleta dhe një automatik. Pas arrestimit, vjehrri i të ndaluarit Eduard Skuka tha:

“Ky më thoshte mua, hajde ti firmos këtu, përse të firmos thashë unë, përderisa juve nuk më pranuat brenda. Dera kishte qenë hapur, kyçi nuk ishte prishur dhe meqë pashë rrëmujë të gjitha plaçkat, hajde firmos që ne s’kemi vjedh gjë, po di unë se ça bërë ti brenda?”

Gjithashtu, forcat policore kanë bllokuar dhe makinën BMW, me të cilën është kryer lëvizja e pengut të marrë para katër ditësh në Tiranë nga rruga “Myslym Shyri” deri në periferi.

Albert Dervishi: “Ka pasur lidhje shoqërore midis pengmarrësve dhe pengut Demirlika. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia gjyqësore po hetojnë pista të tjera për të cilat sërish do të bëhen publik në kohën e duhur”./tvklan.al