Meksika mban të dielën zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale, por fushata elektorale u karakterizua nga një valë dhune e paprecedentë duke i bërë ato më të përgjakshmet në historinë e vendit.
I fundit ishte një kandidat për zyrën lokale në shtetin qendror të Puebla që u vra të premten në një tubim politik, duke e çuar numrin e kandidatëve të vrarë në 37, 1 më shumë se 36 të vrarëve në zgjedhjet e vitit 2021.
Çështja e kriminalitetit ka qënë në qendër të vëmendjes edhe gjatë fushatës elektorale. Në garën për president të vendit janë dy gra, por nuk pritet të ketë ndryshim të pushtetit. Mediat raportojnë se janë numëruar edhe 828 sulme jo-vdekjeprurëse ndaj kandidatëve gjatë fushatës elektorale.
Analistët thonë se shkak është bashkëpunimi i karteleve të fuqishme të drogës me zyrtarë lokalë të korruptuar. Në fillim të kësaj jave, një kandidat për kryetar bashkie në shtetin jugor Guerrero u qëllua për vdekje gjatë një mitingu.
Ai ishte mesin e 560 kandidatëve dhe zyrtarëve zgjedhorë, të cilëve qeveria iu kishte vendosur roje sigurie për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme. Vrasja e tmerrshme e së premtes u fiksua nga kamerat që pasyruan edhe kaosin që shpërtheu tek të pranishmit pas të shtënave.
Tv Klan