Janë dashur rreth 60 orësh për t’u zhbllokuar situata në KZAZ 20 në Fier, pas ndalimit të numërimit të 3 kutive të fundit, pikërisht këto që shihni dhe që i përkasin fshatit Libofshë. Pas një presioni të lartë nga ndërkombëtarët, pas presionit edhe të organizatave të ndryshme ndër to edhe Komiteti i Helsinkit, drejtuesit e lartë të Partisë Socialiste tërhiqen. Ata i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që 3 kutitë, nga 103 që kishte kjo qendër, të cilat janë vlerësuar si me parregullsi nga numëruesit e KZAZ 20, të transportohen në Tiranë dhe numërimi i tyre të bëhet në KQZ.

Gramoz Ruçi: “Në këto kushte KQZ-ja me kërkesë tonë ka marrë një vendim që kjo zonë elektorale do të transferohet në Tiranë. Do të transportohet ditën jo natën, është shoqëruar sipas ligjit të forcave të policisë, është shoqëruar me anë të deputetëve tonë, kemi marrë njëkohësisht edhe garancinë nga faktori ndërkombëtar që mund … prandaj unë do t’ju thosha në mënyrë fare të thjeshtë siç jeni, t’u themi njëri-tjetrit ju Faleminderit! Natën e mirë”.

Gramoz Ruci, i pari në listën e kandidatëve të PS në qarkun e fierit, mbërrin në KZAZ 20 rreth orës 2:00 të mëngjesit të 2 korrikut. Aty gjeti Ermelinda Meksin, Artan Lamen, Sajmir Taihrin, Et’hem Rukën e disa të tjerë. U lajmërua se do të vinte edhe Edi Ramës por nga selia rozë u raportua më pas se kryetari u rikthye në Tiranë. Ruçi bën disa telefonata, SMS dhe konsulta me kolegët e tij. Ai i hedh edhe një sy rezultateve të deri asaj ore në këtë qendër numërimi. Ruci më pas konsultohet kokë më kokë me të dërguarin e KQZ-së. Më pas edhe me vëzhguesit e OSBE-së.

Vendimi merret në pak minuta. Kutitë do të transportohen në Tiranë dhe nisja do të bëhet rreth orës 8:00 të mëngjesit.

Ishte ora 2:30 pas mesnate kur ulet tensioni jashtë dyerve të KZAZ 20. Janë dashur tashmë 60 orë për të marrë këtë vendim i cili u propozua nga përfaqësuesit e PD-së që në pasditen e 30 qershorit.

Por mesa duket planet e selisë rozë ishin ndryshe, por që nuk u arrit të viheshin në jetë. Në PD nuhatet dhe zëdhënësja Majlinda Bregu del në konferencën e radhës për shtyp.

Majlinda Bregu: “Sigurisht që ky është një proces i cili duhet të përfundoj si mbas ligjit dhe sipas vendimit të marrë tanimë për numërimin e kutive nga KQZ-ja në Tiranë. Prandaj çdo përpjekje për të tensionuar më tej dhe për të bllokuar situatën, sigurisht që ngarkon me përgjegjësi të gjithë iniciatorët e kësaj situate”.

U ushtra presion ndaj forcave të policisë. Dhe tensioni transmetohet tek militantët nga drejtuesit e PS-së që sjelljen dhe dhunën e ushtruar ndaj grupit të deputetëve të PD-së. Duket qartë nga këto pamje se si turma shtyn e përplas pas mureve kandidaten e PD-së, Rajmonda Bulkun.

Blendi Fevziu: “Të dy kryetarët e partive, të dy përfaqësuesit politik, pavarësisht se si është problemi, pavarësisht se si mund të zgjidhet ligjërisht, pavarësisht se si është faj. Duhet të dalin tani të bëjnë thirrje ose selitë e partive t’ju bëjnë thirrje militantëve të tyre të tërhiqen të qetësohen sepse asgjë nuk zgjidhet me dhunë, sepse palët mund të hyjnë në një konfrontim i cili do t’i kushtoj në radhë të parë qytetarëve të Fierit aty, do t’i kushtojë Shqipërisë, do t’i kushtoj klasës politike, do t’i kushtoj mandatit tyre. Në mënyrë absolute liderëve politik duhet t’u bëjnë thirrje palëve të tërhiqen nga ky. Nuk është as formë man festimi, nuk është as formë presioni, nuk është as përballje force. Po them dhe njëherë ky mund të kthehet.. është një incident i cili mund të përfundojë në katastrofë, ka instrumenta ligjor që i zgjidhin probleme të tilla”.

Një situatë e ngjashme edhe në KZAZ 18 po në Fier, por me më pak tension. Në këtë qendër ndodheshin 78 kuti votimi. Edhe këtu 3 kuti konsiderohen të parregullta nga të. Nënkryetari i kësaj QNV-je, përfaqësues i PS-së tregon se 3 kutitë nuk janë numëruar.

Asqerim Muho: “Janë numëruar 75 kuti. 3 kuti të tjera nuk janë numëruar, edhe për mungesë vullneti të shumicës që përbën ky komision”.

Ylli Shanaj: “Se cilës kuti i është nënshtruar kontrolli, korrekt. Të gjitha kutitë janë numëruar. Bëhet fjalë për parregullsi të konstatuar në to, prap është kjo në kontekstin e këtij procesi deri në KQZ-n. Një gjë është e garantuar që asnjë votë nuk shkon dëm”./tvklan.al