Prej më së një viti në Akademinë e Arteve iniciuar nga fakulteti i Muzikës po zhvillohet me mjaft sukses sitna koncertore. Një aktivet që po i shërben më së miri gjallërimit dhe dinamikës së jetës kulturore artistike jo vetëm të këtij institucioni, por edhe kryeqytetit.
Një organizim ku vlen për tu përmendur jo vetëm pjesëmarrja dhe aktivizimi i pedagoëve dhe emrave më të njohur në interpretimit dhe ekzekutimin e muzikës klasike elitare, por edhe të studentëve të këtij fakulteti.
Sokol Shupo: “Të paktën me këto tre sezone, me tre stina koncertore në shkollë është krijuar një shpirt gare. Rëndësia e parë për studentët është që fillojnë të prekin finalitetin e studimeve, domethënë këto janë studentë të përgatitur për skenë. Mirë do ishte që të kishte gjithë kohën një mbështetje financiare të paktën të botonim për çdo koncert ftesa dhe botojmë një kalendar rrallë për ndonjë koncert ftesa se çdo gjë është e kushtueshme, vendosim një baner aty.”
Mbrëmjen e së mërkurës në sallën qendrore të Akademisë në kuadrin e stinës koncertore “Pranverë 2009”, u ngjitën në skenë dy nga pedagoget e brezit të ri të këtij fakulteti.
Pianistja Kristina Petrollari dhe vilolinçelistja Dorina Laro, në një koncert duo interpretuan vepra të rëndësishme dhe kualitative të muzikës së dhomës, nga emrat më të shquar të krijimtarisë klasike dhe moderne botërore si Frank, …, Erah Mahninov.
Denada Toçe: “Shfaqja shumë interesante, unë jam e kënaqur që instrumentistët tanë këtu kanë kurajën që të mund të japin koncerte recilate me këtë nivel. Nivel shumë i mirë, me shumë muzikalitet, shumë profesionalizëm dhe unë jam shumë e kënaqur që dëgjoj artistët shqiptar që fundja e fundit dominojnë skenën. Ja vlen, ja vlen ti dëgjosh.”
“Violinçelistja edhe pianistja shumë e zonja, shumë teknike … dhe të gjitha ishin shumë të bukura.”
Stina koncertore pranverore do të mirëpresë publikun deri në datën 4 qershor në sallën e madhe të Akademisë së Arteve./tvklan.al
Gazetare: Eriona Rafti