Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kufirin ndarës mes Gjirokastrës dhe Tepelenës, midis fshatrave Hormovë dhe Labovë.
Flakët e zjarrit kanë rënë në mal ku po digjen shkurre.
Për shkak të terrenit malor dhe errësirës, ndërhyrja për momentin nuk është e mundur.
Megjithatë, zjarri është duke u monitoruar nga shërbimi zjarrfikës.
Rreth orës 03:30 pritet të nisë aksioni për shuarjen e flakëve.
/tvklan.al