Zjarret e ditëve të fundit në Kaliforni po hedhin dyshime nëse Los Anxheles do të jetë i sigurtë për Lojërat Olimpike 2028. Disa nga qendrat mikpritëse ishin pranë vatrave. Zjarri ka shkaktuar viktima dhe mijëra ndërtesa të djegura me dëme qindra miliardë dollarë. Ekspertë dhe profesorë mendojnë se mund të ketë rrezik pikërisht gjatë zhvillimit të olimpiadës në qershor.
Profesori i Universitetit të Pensilvanisë, Mark Dyerson shkon deri aty sa thotë se këto lojëra të zhvillohen sërish në Paris. Por nuk mungojnë edhe optimistët si guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili thotë se përgatitjet jo vetëm për Lojërat Olimpike 2028 janë në rrugën e duhur.
Në Los Anxheles do të mbahen edhe ndeshje të Botërorit të Klubeve 2025, Kupës së Botës 2026, apo edhe NBA All-Star Game 2026, Superbowl 2027. Kryeqendra e kalifornisë ka pritur Lojërat Olimpike verore edhe në 1932 dhe 1984.
Tv Klan