Presidenti Ilir Meta shpreh trishtim për zjarrin e rënë pasditen e kësaj të hëne në Katedralen e Notre Dame në Paris. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar shpreh solidaritetin e tij me popullin francez.
“I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!”
thotë Meta.
Katedralja e famshme e Parisit u përfshi nga flakët për shkaqe ende të qarta. Zyrtarët thanë se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e punës restauruese. Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, maja e katedrales 850-vjeçare dhe çatia u shkatërruan.
/tvklan.al