UEFA do të investojë 1 miliard Euro deri në 2030 për të bërë futbollin sportin më të praktikuar nga vajzat në Europë. Kjo strategji do të vijë në ndihmë të lojtarve, trajnerëve dhe arbitrave që nga niveli bazë.
Këto fonde do të mbështesin aktivitetet kombëtare edhe për të rinjtë, turnetë për klube, subvencione për federatat dhe projekte për të rritur këtë lëvizje akoma më shumë.
Qëllimi është që të shkojë në 5 mijë numri i futbollistëve profesionistë dhe afrimi i elementëve më të mirë në kampionatet elitarë në kontinent.
Prej kohësh është rritur interesimi për futbollin e femrave, duke mbushur stadiumet me tifozë. Vetëm për finalet e Europianit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Zvicër, UEFA pret të shesë 720 mijë bileta për 31 ndeshje.
Tv Klan