Qeveria shqiptare ka miratuar planin vjetor për vitin 2018 për punësimet në administratë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, janë planifikuar 1073 vende vakante për nëpunësit civilë në administratën shtetërore.

Këto vende pune janë të ndara në katër kategori sipas sektorëve përkatës. Numrin më të lartë e zë kategoria ekzekutive me 665 vende të lira pune, e ndjekur nga kategoria e ulët drejtuese me 305 vende.

Për kategorinë e mesme drejtuese janë planifikuar 83 vende pune dhe 20 pozicione për drejtuesit e nivelit të lartë.

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë:

– Shkenca juridike;

– Shkenca kompjuterike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Shkenca mjekësore;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi; 

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

Personat e interesuar për vendet e punës të sipërpërmendura duhet të paraqesin dokumentacionin në institucionet përkatëse.

/tvklan.al