Një 44-vjeçar është arrestuar në Qafë – Thanë pasi rezulton të jetë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Musli Haliti nga fshati Dobroshtë e Tetovës në Maqedoni kërkohet nga autoritetet italiane.
Ai akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi. Gjykata e Monzës në Itali ka vendosur në muajin Qershor 2001 masën e sigurisë “arrest me burg”.
Musli Haliti u kap në hyrje të Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar Qafë – Thanë. Pas verifikimit në sistem, rezultoi që ishte person në kërkim prej 17 vitesh. Ai do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me akuzat.
/tvklan.al