2.1 milionë të huaj kanë qëndruar në hotele dhe ambiente të ngjashme në 11 muaj të vitit 2024.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga Janari deri në Nëntor të vitit të kaluar stukturat hoteliere kanë regjistuar një rritje të akomodimeve me 57% në krahasim me 2023-in.
Ajo që bie në sy është fakti se nga 11 milionë të huaj të hyrë në Shqipëri në 11 muaj, vetëm 2.1 milion rezultojnë të reflektuar në shifrat e hoteleve, thënë ndryshe vetëm 19% e totalit.
Megjithatë pesha që zë kjo shifër në totalin e hyrjeve është rritur në krahasim me vitin 2023, gjë që reflekton një prirje drejt formalizimit.
Shifrat e fundit të INSTAT tregojnë se ashtu si gjatë gjithë vitit edhe Nëntori shënoi një rritje të flukseve turistike.
Numri i vizitorëve jo-rezident në hotele u rrit me 52%, në krahasim me Nëntorin e 2023.
Shumica e 97 mijë të huajve të akomoduar, kanë qëndruar në rajonin qëndror, pasuar nga veriu dhe jugu i vendit.
Gjatë këtij muaji është rritur edhe norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” në 19,5 % kundrejt 12,7% që ishte në muajin Nëntor 2023.
Tv Klan