Në muajin Nëntor të vitit të shkuar treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese rezultuan me rritje prej 30.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023 sipas INSTAT.
Nga këto të dhëna ajo që bie më shumë në sy është rritja e vizitorëve jorezidentë me 52.1% sipas shifrave zyrtare.
Nje komponent tjetër shumë i rëndësishëm që ka shënuar vlera pozitive në muajin Nëntor të 2024 është edhe numri i netëqëndrimeve gjithsej me rritje prej 35,8%, në krahasim me Nëntorin e vitit 2023, ku vizitorët jorezidentë u rritën me 54,7%.
INSTAT nënvizon se të ndarë sipas zonave gjeografike, numri i vizitorëve jorezidentë në Rajonin Qendër shënoi rritje me 56,7%, në zonat jobregdetare ky tregues ishte 53,4%, krahasuar me Nëntorin e 2023.
Gjithashtu numri i vizitorëve jorezidentë në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 49,1% bëhet e ditur në publikimin më të fundit të INSTAT.
Klan News