Një bandë kriminelësh, të cilët u përpoqën të trafikonin shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar përmes Channel Tunnel, janë dënuar me një total prej më shumë se 21 vjetësh heqje lirie.  

46 vjeçari Lee Anderson dhe 44 vjeçari Jason Cowley u arrestuan nga oficerët në kufi, ndërsa u përpoqën të hyjnë në Britani të Madhe nga Coquelles i Francës, në Mars të vitit 2015.

Policët gjetën brenda në automjet 3 persona, 2 të rritur dhe një fëmijë, të gjithë shqiptarë, të fshehur në bagazh. Shtrirja e aktivitetit të grupit me bazë në Birmingham u zbulua pasi Gillian Barker, 47 vjeç, u ndalua në të njëjtin kufi, në Gusht 2015.

Gillian Barker

Oficerët kontrolluan në makinën e saj dhe gjetën dy burra shqiptarë të fshehur në bagazh dhe Barker u arrestua. Detektivët më vonë do të bënin lidhjen mes arrestimeve të Ilir Hanit, 44 vjeç, Eduart Karaj, 40 vjeç dhe Vullnet Karaj, 41 vjeç, përmes të dhënave të udhëtimit dhe telefonit.

Treshja, të gjithë shqiptarë, do të mbikqyrnin aktin e trafikut nga një makinë tjetër.

Pas bastisjeve në adresat e tyre të shtëpive, të tre u arrestuan me dyshimin për komplot për të lehtësuar emigracionin e paligjshëm.

Për Eduart Karajn, Jason Cowley, Lee Anderson dhe Gillian Barker u kërkua të shpalleshin fajtorë në fillim të gjyqit të tyre, muajin e kaluar.

Ilir Hani dhe Vullnet Karaj nuk e pranuan fajësinë, megjithatë ata morën dënimin e tyre. 

Ata të gjithë u akuzuan për komplot për të lehtësuar kryerjen e një shkelje të ligjit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar nga persona që vijnë nga shtete jo anëtare të BE dhe u dënuan në Canterbury Crown Court në Kent.

Vullnet Karaj u burgos për pesë vjet e gjysmë, ndërsa Eduart Karajt iu dha pesë vjet burgim. Ilir Hanit iu dha një dënim me burg prej katër vjetësh.

Të dy, Jason Cowley dhe Lee Anderson iu dhanë 30 muaj burgim, ndërsa Gillian Barker mori një dënim prej 20 muajsh.

David Fairclough, ndihmës drejtor i Hetimeve Penale dhe Financiare të Zbatimit të Emigracionit, vlerësoi përpjekjet e detektivëve.

Ai tha:

“Ky ishte një grup krimi i organizuar, i motivuar nga paratë, që është ç’ontuar falë përkushtimit dhe ekspertizës së oficerëve të Forcave të Emigracionit dhe të Forcave Kufitare.”

Illir Hani, Eduart Karaj dhe Vullnet Karaj

“Zbulimet kufitare ishin vetëm fillimi i hetimeve tona. Me kalimin e kohës Eduart Karaj, Vullnet Karaj dhe Hani mund të besonin se shkeljet e tyre kishin kaluar pa u zbuluar”.

“Por oficerët e mi po përpiqeshin më thellë, duke mbledhur provat që në fund do të siguronin që edhe ata të ishin mbajtur për të llogaritur veprat e tyre”.

“Ky rast dërgon një mesazh të qartë. Ne jemi njerëz të durueshëm dhe nuk ndalemi kurrë të kërkojmë ata që janë të përfshirë në krimin e emigracionit “.

Paul Morgan, drejtor i Forcave Kufitare në Lindjen e Jugut dhe në Evropë, tha:

“Përcaktimi i Forcës Kufitare ishte hapi i parë i rëndësishëm në sjelljen e këtyre shkelësve para drejtësisë. Zyrtarët e Forcave Kufitare janë në vijën e frontit duke i mbajtur kufijtë tanë të sigurtë dhe të stabilizuar”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me kolegët për zbatimn e ligjit për të siguruar që njerëzit kontrabandistë dhe trafikantët të përballen me pasojat e krimeve të tyre”.

/tvklan.al