Një 19-vjeçar ndërroi jetë në një lokal nate në Birmingham të Britanisë së Madhe. Tragjedia ndodhi në Lab 11, Trent Street, orët e para të së dielës.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, ambulanca mbërriti në vendngjarje rreth orës 01:30, pas raportimeve që një person ishte në gjendje serioze për jetën.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, i riu ndërroi jetë gjatë kohës që transportohej me ambulancë.

Sipas autoriteteve, 19-vjeçari vdiq si pasojë e një arresti kardiak. Megjithatë për ngjarjen e rëndë policia ka nisur hetimet.

/tvklan.al