Mamaja dhe vajza janë gjetur të vdekura brenda banesës në Birmingham të Britanisë së Madhe. Ato ishin qëlluar për vdekje me thikë.

Viktimat janë të moshës 22 vjeç dhe 49 vjeç. Policia angleze është vënë në kërkim të autorit të dyshuar, që mendohet se mund të kishte njohje me viktimat. Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur postblloqe për kapjen e vrasësit.

Hetuesit janë duke analizuar gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë për të gjurmuar autorin. Policia u ka kërkuar ndihmë edhe banorëve për të dhënë informacion nëse e njohin vrasësin e dyfishtë.

/tvklan.al