Një mjet tip fuoristradë është përmbysur në fshatin Çiflig, në aksin nacional Lushnje-Berat.
Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa, raporton se drejtuesja e mjetit, 23-vjeçarja me iniciale R.M. është plagosur dhe po merr mjekim në spitalin e Lushnjës, ndërsa mjekët informojnë se është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, mjeti tip “Hyundai” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës pasi 23-vjeçarja humbi kontrollin duke dalë jashtë rruge.
Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.
Policia ndodhet në vendin e ngjares dhe po kryen veprimet hetimore lidhur me rastin./tvklan.al