#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

31 minuta/ Transporti i munguar publik tregon problematikën që turistët ndeshin. Renditet si një nga problemet kryesore të turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri. Një turist që mbërrin në aeroportin e Rinasit, detyrohet të marrë makinë me qira dhe nuk i jep dot drejtim sesi duhet të shkojë nga aeroporti në drejtim të Vlorës, Sarandës, Shkodrës, Thethit, shumë prej strukturave turistike u dërgojnë makinat e tyre për t’i marrë, por ky nuk është një turizëm i organizuar. Çfarë ndodh me transportin publik? Kush janë oraret e autobusëve? Kush janë çmimet e autobusëve? Si lëvizin nga një drejtim në tjetrin?