A ekziston Babagjyshi i Vitit të Ri? Për të vegjlit, padyshim që po dhe jo vetëm. Madje ata mendojnë se edhe kamioni i Coca-Cola-s që shohin në reklamat televizive janë të vërteta.
Një histori e çuditshme ka ndodhur me një 5-vjeçar në Rusi. Ai është filmuar teksa priste në një autobus duke kërkuar për këtë kamion kaq shumë të shikuar në televizor.
Artyom kishte dalë jashtë vetëm, pavarësisht të ftohtit. Ai ishte zhdukur për 3 orë dhe u gjet nga policia në një autostradë.
Pothuajse lakuriq, Artyom ishte në misionin e tij për të gjetur Babagjyshin dhe kamionin e reklamës. Për këtë të fundit ai besonte se ishte një tren.
“Doja ta shikoja, doja ta shikoja”, i ka thënë ai oficerëve të policisë, ndërkohë që mediat shkruajnë se ka qenë shumë i mërzitur në momentin që kuptoi se nuk kishte gjetur kamionin./tvklan.al