Janë ndaluar nga Policia dy nga personat që qëlluan në ajër me armë ditën e votimeve. Aleksandër Lleshi dhe Arjan Metalia janë ndaluar nga forcat e Komisariatit të Laçit pasi në momentin e mbylljes së qendrës së votimeve ka qenë organizator të grumbullimit në miting para selisë së Partisë Demokratike nën drejtimin e deputetit Pal Dajçi dhe kandidatit demokrat për kryetar bashkie.
Gjatë mitingut persona të armatosur kanë qëlluar në ajër duke krijuar tension në qytet. Sipas njoftimit të policisë në momentin e ndalimit u janë gjetur dhe një automatik kallashnikov si dhe një pistoletë të tipit TT që i mbanin me vete. Policia ka identifikuar dhe 5 persona të tjerë të cilët kanë qëlluar me armë në Laç në 1 tetor dhe po punon për ndalimin e tyre.
Është transferuar në qelitë e paraburgimit në Elbasan Sali Lushaj në Tiranë në datën 30 shtator. Lusha u arrestua në banesën e tij në rrugën “Don Bosko” pasi policia kishte njoftime se ish bodygurdi i ish Presidentit Berisha ishte kthyer nga jashtë me detyra të veçanta për të provokuar trazira gjatë dhe pas votimeve. Menjëherë pas ndalimit Sali Lushaj është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku i është komunikuar vendimi i Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë arrest me burg.
Lushaj është i akuzuar për realizimin e kryengritjes së armatosur në 13 dh 14 shtator të vitit 1998 si dhe për pjesëmarrjen në sulmin me armë ndaj KQZ-së në 3 korrik të vitit 1997 pas humbjes së monarkisë. Nga ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë Lusha është transferuar nën masa të forta sigurie gjatë natës në qelitë e paraburgimit në Elbasan ku masat e sigurisë janë më të forta./tvklan.al