Edhe pse ka hyrë stina e bollëkut në prodhimin e fruta-perimeve, çmimet e tyre janë të larta në mënyrë të palogjikshme. Sipas ekspertit të fushës, Vjoldi Danaj, nëse domatja shitet nga fermeri me 40 lekë/kg, duhet të mbërrijë te konsumatori me çmim jo më shumë se 80 lekë/kg. Por në fakt, emisioni “Stop” në Tv Klan e gjeti me 200 lekë për kg.
Ndalesa e parë ishte tregu i Kasharit.
Stop: Sa është domatja?
Tregtari furnizues: 80 lekë!
Stop: Sa?
Tregtari furnizues: 8!
Stop: Sa shitet në dyqan kjo, nëse e blej kaq?
Tregtari furnizues: 120 lekë/kg. 50 lekë boll i ke.
Stop: Po ti sa fiton?
Tregtari furnizues: Unë fitoj 60 lekë/kg.
Në pikat e shitjes në Tiranë, diferencimi në çmim është i dukshëm.
Stop: Sa është domatja?
Shitësi: 200 lekë!
Stop: Sa është domatja?
Shitësi: Domatja, 200 lekë!
Stop: Pink Rose është kjo?
Shitësi: Po, Rose.
Stop: Pink Rock?
Shitësi: 140!
Stop: Po domatja rozë?
Shitësi: 150!
Qershia e shitur nga fermeri 250-300 lekë, u ble nga konsumatori me mbi 900 lekë/kg. Vëzhgimin është kryer përgjatë një dite në tregun e Lushnjës, aty ku fermeri-prodhues ia shet produktin e stinës tregtarit të grumbullimit ose furnizuesit të pikave të shitjes në Tiranë.
Stop: Sa është sallatori?
Tregtari i Lushnjës: 50 lekë!
Stop: Sallatori?
Shitësi Tiranë: 120!
Stop: Me sa janë specat?
Tregtari i Lushnjës: Me 70!
Shitësi në Tiranë: 150!
Tregtari i Lushnjës: 250!
Stop: Sa është qershia?
Tregtari i Lushnjës: 300!
Stop: Qershitë?
Shitësi në Tiranë: Me 900 lekë kg.
Stop: Sa është qershia?
Shitësi në Tiranë: 1000 lekë!/tvklan.al