Mitingu kombëtar i fluturimit të lirë “Albania 2000”, organizuar nga aeronautika shqiptare, u çel para dy ditësh në Korçë. Përballë ekipit tonë konkuronin 60 pilotë të ardhur nga Franca, Italia, Belgjika, Suedia, Sllovenia, Spanja, Gjermania, Libani dhe Skocia. Fluturimet e para u kryen dje nga vargmali i Moravës.

Janë zhvilluar hedhje të lira me parashutë dhe delta plane. Nga ekipi jonë kanë fluturuar dje 10 aeronautistë, midis të cilëve 3 vajza. Sot është zhvilluar dhe mbyllja e sezonit të kësaj veprimtarie e cila është cilësuar si më e mira deri tani në Ballkan. Ky miting u mbështet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve ku mori pjesë dhe vetë ministri Rama./tvklan.al