Kim Kardashian ka tronditur sërish me të pathënat në episodin e fundit të reality show-t

“Keeping Up with the Kardashians”

. Ajo ka treguar se ka qenë e droguar kur ka xhiruar një video seksuale dhe gjatë martesës së saj të parë. Kim ka pranuar se ka eksperimentuar me drogën në fillim të 20-ave. Ajo zbuloi se ishte në ekstazë kur u martua me producentin e muzikës Damon Thomas dhe se mori të njëjtën drogë kur regjistroi marrëdhënien seksuale me ish të dashurin e saj Reggie. E kaluara e saj është e mbushur me skandale, por sot ajo është ndër influencueset më të mëdha në botë.

Gjatë emisionit “Rudina” në Tv Klan, blogeri Olti Curri dhe Iva Tiço komentuan deklaratën tronditëse të Kim Kardashian për periudhën kur ajo ka eksperimentuar me drogën.

https://youtu.be/K7SneEC9O7M?t=28m26s

“Është momenti i purifikimit për Kim Kardashian, për ta harruar si të zhveshur. Ajo i ka bërë shumë dëm imazhit femëror për mendimin tim, sepse i ka bërë të gjitha femrat njëlloj, pa personalitet. Njollën e errët që ka në imazhin e saj, ajo kërkon ta mbulojë dhe gjen arsye. Nga ana tjetër ajo që e bëri të famshme ishte pikërisht kjo video. Kim po kërkon që influencën e saj ta rrisë dhe ta çojë në sferën politike, nuk ka nevojë më të shesë kremra sepse mendon që nesër të bëhet si Ellen DeGeneres, apo Oprah Winfrey”,

tha Curri.

“Ndoshta kjo është një mënyrë e mirë për ta rinxjerrë videon. Duke ditur ndikimin që ajo ka mbi personazhet shqiptare, shpresoj që edhe ata të sjellin rrëfime të sinqerta të ngjarjeve të shkuara. Ndoshta ka ardhur momenti i rrëfimit”,

tha Tiço.

/tvklan.al